Itali, makina del nga rruga përfundon në lumë, humb jetën 45-vjeçari shqiptar

437
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një emigranti shqiptar në Itali. Sipas informacioneve që përcjellin mediat italiane, viktima është identifikuar, Viktor Kullori, 45-vjeç. Po sipas këtyre burime, mësohet se shqiptari ishte duke udhëtuar me makinë, teksa mjeti i tij doli nga rruga dhe përfundoi në lumë. Sakaq, nuk dihet nëse viktima udhëtonte i vetëm apo jo. Ndonëse një kalimtar i rastit tentoi ti jepte 45-vjeçarit ndihmën e parë, ai nuk ka mundur të shpëtojë, duke u mbytur në lumë.

Nga ana tjetër, të afërmit, të pikëlluar për humbjen e familjarit të tyre i bëjnë thirrje autoriteteve italiane, por dhe atyre shqiptare që të përshpejtohen procedurat për transportimin e trupit të pajetë për në Atdhe. Policia italiane, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.
Sigal