Itali, kapen me kokainë me vlerë 20 mijë euro Shqiptarët

418
Sigal

Ditën e djeshme dy shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Mediet fqinje shkruajnë se arrestimi i tyre u bë në kuadër të një operacioni antidrogë në zonë e Perugias, ku u sekuestrua drogë me vlerë rreth 20 mijë euro.

Njëri prej shqiptarëve emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i lindur në 1993 u arrestua pas një kontrolli të ushtruar nga policia në makinën e tij.

Shqiptari u kap në flagrancë duke shitur kokainë.

Menjëherë u kryen kontrollet në automjetin dhe në shtëpi, ku në përfundim u gjetën dhe sekuestruan:

Kokainë e paketuar në qese të vogla, gjithsej 183 gram; një peshore; 4 mijë e 292 euro, që konsiderohen të ardhura nga veprimtaria e paligjshme; 2 telefona celularë; materiale të ndryshme për prerjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

Po në të njëjtën ditë policia italiane arrestoi edhe një tjetër shqiptar.

Shqiptari i lindur në 1982 u tha se ishte ndaluar për qëllime të trafikut të drogës. Pas një kontrolli ushtruar në makinën e tij, u gjetën dhe sekuestruan 21 pako që përmbanin rreth 10  gram kokainë secila.

Gjithashtu u gjetën edhe 305 euro që konsiderohen të ardhura të veprimtarisë së paligjshme.

Dy të arrestuarit u mbajtën në komisariatin e Perugias dhe pas zhvillimit të seancës së parë u urdhërua dërgimi në burg i shqiptarëve. Ata janë në pritje të dënimit. Mediet italiane shkruajnë se vlera e kokainës së sekuestruar e tejkalon 20 mijë euro.