Itali/ Kapen me 1.5 kg kokainë e mbi 40.000 €, pranga 4 shqiptarëve

512
Katër shqiptarë janë vënë në pranga në dy operacione të ndryshme në Itali duke sekuestruar edhe 1.6 kilogramë kokainë e mbi 40.000 euro me vete. Dy prej tyre janë identifikuar dhe ishin pa leje qëndrimi, ndërsa për dy të tjerët nuk janë bërë publike emrat.
Operacioni i parë është zhvilluar fillimisht në Genova, ku policia italiane ka ndaluar dy shqiptarë, të moshave 23 dhe 38 vjeç që ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre.
Gjatë kontrollit u janë gjetur të fshehura në makinë 1.1 kg kokainë dhe 350 euro me vete. Dy shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publikë janë prangosur për të dalë tashmë para drejtësisë italiane.
Ndërsa në Limena në Padova të Italisë janë arrestuar dy shqiptarë të tjerë që ishin duke udhëtuar me një makinë “Peugeot 308”.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuar në Limena janë Mentor Mata, 42 vjeç me precedentë penalë dhe Bledian Hoxha, 29 vjeç të dy pa leje qëndrimi.
Gjatë kontrollit në automjetin e tyre Matës dhe Hoxhës i janë gjetur 0.5 kg kokainë dhe 40 mijë euro.
Në operacionin e dytë raportohet se policia ishte njoftuar paraprakisht nga një qytetar se i kishte parë 2 shqiptarët të fshihnin lëndën narkotike në veshjen e makinës.
Sigal