Itali/ Kapen 2 vëllezër shqiptarë me drogë dhe 6 mijë euro

500
Sigal

Policia italiane prej ditësh ka vijuar aksionet për identifikimin dhe kapjen e personave, të cilët dyshohen se mund të përbëjnë rrezik për shoqërinë, e kryesisht ata të huaj që jetojnë në vendin fqinj.

Pas një aksioni, policia ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë dhe pas kontrolleve  iu është sekuestruar drogë dhe para kesh, të cilat dyshohen se janë përftuara nga aktiviteti i paligjshëm.

Sipas mediave italiane, në pranga kanë rënë dy vëllezër shqiptarë të moshave 20 dhe 23 vjeç, ndërsa iu sekuestrua edhe 70 gram kokainë si dhe një sasi parash kesh prej 6 mijë eurove.

Kapen

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjetur edhe pajisje të tjera, duke përfshirë telefona si dhe peshore elektronike. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e  plotë të të gjithë dinamikës dhe mundësive të bashkëpunimeve të vëllezërve shqiptarë me persona të tjerë.