Itali/ I shpallur në kërkim, përfundon arratisja e shqiptarit

665
Sigal

Një shqiptar dhe një serb, të cilët ishin shpallur në kërkim nga autoritetet italiane janë arrestuar dje në Itali dhe tashmë do të vuajnë dënimet për veprat e kryera.

Lajmi raportohet nga mediat lokale teksa  japin detaje për identitetin e shqiptarit e serbit të arrestuar si dhe për dënimin që do të vuajnë, i  parashikuar nga drejtësia italiane.

Shqiptari i arrestuar është, Afrim Gripshi, një kriminel i lindur në Shqipëri. Pas arrestimit, ai do të duhet të vuajë 8 muaj dhe 10 ditë të mbetura për “krime kundër personit”.

Afrim

Bashkë me shqiptarin është vënë në pranga edhe serbi i njohur si Zoran Gavriloviç, 45-vjeç, ku ndaj tij kishte një urdhër-arresti dhe për këtë do të vuajë një dënim me 1 vit burg si dhe  një gjobë prej 500 eurosh.

Të arrestuarit mbaheshin në hetim në pjesën perëndimore  të Vicencës dhe tashmë do të vuajnë dënimet përkatëse sipas dispozitave ligjore të shtetit italian.