Itali, goditet grupi i trafikut të drogës me lidhje familjare

444
Sigal

Antimafia Italiane i ka dhënë sot një tjetër goditje krimit të organizuar në  provincën e Foxhias.

Ky grupim kriminal kishte monopilizuar trafikun e drogës në këtë territori.

Pas një hetimi të ndërlikuar prej disa muajsh, forcat e policisë së Barit e Foxhias kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin e koduar “Stirpe criminale”  (degë kriminale) për shkak të lidhjeve familjare mes anëtarëve të këtij grupimi kriminal.

Janë ekzekutuar disa urdhër arrestimi me burg ndaj personave të lidhur me klanin mafioz Montanari, mjaft i njohur në aktivitetin e krimit të organizuar e trafikut të drogës

Hetimet kanë zbardhur se ata kishin marrë kontrollin e trafikut të drogës në qytetin e Manfredonias në provincën e Foxhias, si dhe zotëronin shpërndarjen e sasive të madhe lëndësh narkotike me të cilat furnizonin pikat strategjike të shitjes së tyre.

Rreth mesiditës Policia e Foxhias pritet të zbardh detajet e këtij operacioni.