Itali, gjendet i vrarë në banesë i riu shqiptar në Ravena

424
Një i ri shqiptar është gjetur i ekzekutuar brenda një banese në zonën Faenzës në ravena të Italisë. Ekzekutimi mësohet të jetë bërë vetëm me një plumb, ndërsa në momentet e para policia dyshoi se bëhej fjalë për një vetëvrasje. Pas hetimeve paraprake policia italiane tha se ka arritur në konkluzion se ngjarja ka ardhur si pasojë e vrasjes me armë zjarri nga persona ende të panjohur dhe për motive po ashtu të panjohur deri tani. As identiteti i viktimës nuk zbulohet deri tani, ndërkohë që karabinierët italianë janë duke hetuar për këtë ngjarje.
Sigal