Itali, babai shqiptar, denohet me 1 vit e 6 muaj burg për akte seksuale me të bijën

403
Gjykata e Bergamos ka dënuar me 1 vit e 6 muaj heqje lirie një shqiptar 42 vjecar me akuzën e akteve seksuale me minorenë e në rastin konkret me vajzën e tij 13 vjecare. Ngjarja ka ndodhur në janarin e vitit 2013 në banesën e tij ku jetonte me gruan e vajzën. I lodhur nga kërkesa e vazhdueshme e së bijës për të dal me miqtë e saj, shqiptari 42 vjecar e ka mbyllur të bijën me forcë në dhomën e gjumit. Hetimi i kësaj ngajrje ka nisur pas denoncimit që nëna e vajzës ka bërë në policinë e Bergamos, pasi është njohur me këtë fakt nga rrëfimet e mikeshave të së bijës, e cila i kishte treguar atyre gjithcka që kish ndodhur.

Prokurori i cështjes Gianluigi Detori ka kërkuar 3 vjet e 4 muaj burg për dhunë seksuale ndaj të akuzuarit. Por gjykata e Bergamos e ka konsideruar këtë ngjarje më të lehtë se sa një dhumin seksual e me një rit të shkurtuar gjykimi ka vendosur ta dënoj me një vit e 6 muaj burg. Përballë trupit gjykues shqiptari 42 vjecar është mbrojtur duke u shprehur se cfarë kishte ndodhur ishte thjesht një gjest didaktik i lodhur nga kërkesa e vahdueshme e vajzës së saj për të dal me miqtë e për të paralajmëruar mbi rrreziqet qe mund të sillte dalja e saj me shokët.
Sigal