Itali, autobusi i turistëve shqiptarë përfshihet nga flakët, s’ka të lënduar

393
Një autobus me të cilin udhëtonin një grup turistësh shqiptarë në Itali është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur mes Peskarës dhe Ortonës, në kilometrin 403.8 drejt Tarantos, midis daljeve në jug të Peskarës dhe Ortonës.

Autobusi me targa shqiptare është përfshirë nga flakët pas një defekti teknik, por që fatmirësisht nuk ka pasur pasoja tek pasagjerët. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit.
Sigal