Itali, arrestohet shqiptari, i jepte makinës me 150 km në orë në qytet

585
Policia italiane ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar, pasi nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar.
Ngjarja ka ndodhur në komunën Chiusdino në Siena.
Siç raportojnë mediat italiane cituar nga ora news, shqiptari po udhëtonte me makinë me një shpejtësi 150 km në orë në qytet.
33-vjeçari shqiptar u kap pasi u ndoq edhe nga policia, e cila i bëri edhe testin e alkoolit, të cilën ai kundërshtoi duke bërë edhe rezistencë.
Për këtë arsye policia e arrestoi me akuzën e rezistencës dhe dhunës ndaj zyrtarëve publik.
Sigal