Itali, arrestohet banda shqiptare e drogës, mes tyre “avokati”

71
Policia italiane e rajonit të Aostës ka arrestuar 6 nënshtetas shqiptarë, anëtarë të një bande trafikantësh droge.
Të arrestuar janë Xhontino Sinanaj 19 vjec, Albert Bushaj, 35 vjec, i njohur me pseudonimin “avokati”; Zamir Bushaj, 29 vjec; Laurent Bushaj, 26 vjec; Lado Latifaj, 37 vjec, e Gentian Sushaj, 33 vjec. Ndaj dy anëtarëve të tjerë të bandës; një nënshtetas shqiptar e një italian është lëshuar urdhëri i arrestit shtëpiak.
Operacioni i policisë italianë i nisur më tetor të vitit 2015, u shtri në komunat Saint-Vincent e Chatillon të Aostës. Ai kodua me emrin “Këmbanat”, për shkak se në origjinën e zbulimit të kësaj bande qe vjedhja e 9 këmbanave të mëdha me vlerë 6 mijë euro.
Që nga nisja e hetimeve janë sekuestruar gjysëm kg kokainë e disa gramë lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.
Akuza ndaj anëtarëve të kësaj bande është trafik lëndësh narkotike e grabitje me anë të dhunës.