Itali, arrestohen “skifterat’ shqiptarë, vidhnin banes

555
Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në Itali nën akuzat për vjedhje banesash. Dy shqiptarët Kastriot Daci 39 vjeç dhe Daniel Syziu 22 vjeç bashkëpunonin edhe me një shqiptar tjetër me inicialet N.E, por ky i fundit arriti t’i shpëtojë policisë duke u arratisur dhe aktualisht është në kërkim.

Policia italiane ka njoftuar se banda e shqiptarëve vidhte banesa në mënyrë të organizuar dhe autoritetet ranë në gjurmët e tyre, pasi i kapi me një makinë tip Audi, e cila rezultonte e vjedhur. Gjithashtu raportohet se shqiptarët në fjalë pasi kryenin vjedhjen, ktheheshin në Shqipëri.
Sigal