Itali, arrestohen “bosët shqiptarë” të drogës, terrorizonin klientët

412
Policia italiane ka shkatërruar një bandë trafikimi droge, e cila drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë. Në pranga përfunduan Pjeter Salca 27 vjeç dhe Vate Salca 23 vjeç, të cilët jetonin në Spineas, në Venecia. Operacioni i forcave speciale nisi, që në orët e para të mëngjesit të datës 11 dhjetor, bastisi të gjithë zonën e Spinea, e cila ishte shndërruar në vend trafikimi marijuane dhe kokaine nga shqiptarët. Hetimet disa mujore të policinë së Venecias identifikuan se në krye të kësaj organizate kriminale ishin dy të rinj shqiptarë.

Operacioni disa orësh përfundoi me arrestimin e dy të rinjve shqiptarë, të cilët jo vetëm, që trafikonin drogë, por ishin shndërruar në tmerr për “klientët” e tyre.
Ata kërcënonin, se në qoftë se nuk paguhej menjëherë malli i dhënë prej tyre do të përdhunonin fëmijët dhe të gjithë familjen para syve. Në operacionin e quajtur Diamond” nga nofka e një prej të arrestuarve, që përdorte në Facebook u sekuestrua dhe një kilogram drogë.
Sigal