Itali, arrestohen 3 persona për tentativë vrasjeje mes tyre dhe një shqiptar

457
Pas dy muaj hetime, policia ka zbuluar tre agresorët e një 44-vjeçari që punonte si barist. Të arrestuarit janë një shqiptar dhe dy italianë. Jurgen Ndrelalaj, 18 vjeç, ka deklaruar në polici se kanë sulmuar 44-vjeçarin pasi ishte homoseksual. Gjithashtu janë shoqëruar dhe dy vajza. Tre të arrestuarit do të akuzohen për tentativë vrasjeje dhe rrezikojnë mbi 10 vite burg. Dhuna ndaj banakieri ishte aq e ashpër sa që 44-vjeçari përfundoi në gjendje kome.

Ngjarja u zbardh falë dëshmisë së një studenteje shqiptare, Megi Burhamaj. 19-vjeçarja vendosi të flasë edhe pse i ishte kërkuar që të mos tregon asgjë. Burhamaj thotë se kemi të bëjmë me një sulm homofobik. Mediat italiane raportojnë se njëra prej dy vajzave i është drejtuar me fjalët: “Mos e shiko të dashurin tim, çfarë je homoseksual?
Sigal