Itali, arrestohen 2 persona për terrorizëm

486
Policia italiane ka arrestuar dy persona, të akuzuar për lidhje me shtetin islamik. Arrestimet u kryen në qytetin e Breshias, teska policia e milanos sqaron se me ndihmën e shërbimit postar u arrit të konfirmohej lidhja e të arrestuarve me përkrahësit e organizatës terroriste të shtetit islamik.
Sipas hetimeve, ata kishin mbajtur lidhje të vazhdueshme me militantët ekstremistë dhe gjithashtu aktiviteti i tyre në rrjet, nëpërmjet nxitjes dhe rekrutimeve, kishe kohë që zhvillohej.
Dy të arrestuarit, njëri tunizian dhe tjetri pakistanez, kishin hapur edhe një llogari në twitter, të titulluar “Shteti Islamik në Romë” dhe kishin planifikuar gjithashtu sulme terroriste.
Sipas hetuesve, ata postonin mesazhe kërcënuese me simbolet e shtetit islamik dhe në sfond të tyre kishte pamje të Romës, Milanos dhe qytete të tjera në Itali.
“Jemi në rrugët tuaja, jemi kudo. Po lokalizojmë objektivat, në pritje të orës x . Këto janë disa nga mesazhet, të shkruara në italisht, frengjisht e arabisht mbi fotografi të vendeve simbolike si Koloseu në Romë, Duomo në Milano apo stacione të njohur të qyteteve më të mëdha italaine.
Ngjarja vjen 2 ditë pasi 4 shtetas italianë u rrëmbyen në Libi, ngjarje për të cilën dyshohet se fshihen militantë ektremistë.
Autoritetet italaine, por edhe ato europiane kanë rritur nivelin e sigurisë në vendet e tyre që pas sulmeve terroriste që goditën Parisin.
Koalicioni ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijon luftën kundër grupit të ashpër dhe mizor të shtetit islamik.
Sigal