Itali, 5 Shqiptarë në pranga për trafik ndërkombëtar droge

414
Vijojnë arrestimet e Shqiptarëve të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike në vendet e Bashkimit Europian. Në saj të një operacioni të realizuar nga Njësia Hetimore e Komandës së Policisë Provinciale të Udines, e koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafias, në pranga kanë përfunduar pesë persona me kombësi Shqiptare, të cilët drejtonin dhe ishin pjesë e një organizate kriminale. Mësohet se hetimet rreth kësaj organizate e kishin zanafillën që në janar të vitit 2011, pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara nga hetimet rezultonte se ky rrjet kriminal ishte i përfshirë në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës, që tregtoheshin në të gjithë territorin italian, kryesisht në Veri­Perëndim, por edhe jashtë Italisë.
Operacioni 
Në operacion e drejtuar nga karabinierët e Udinës janë sekuestruar rreth 11 kg kokainë, janë arrestuar 30 persona janë ngritur 24 denoncime dhe 17 persona janë shpallur në kërkim. Gjithashtu është sekuestruar dhe shumë prej 46.500 € kesh, të cilat grupi kriminal kishte qarkulluar në nivel vjetor mbi 10 milion euro. Bëhet me dije se hetuesit kishin gjurmuar pesë personat me kombësi shqiptare, përkatësisht P. B. 39 vjeç resident i Villafranca Padovana, S. E. 27 vjeç edhe ai rezident i Villafranca Padovana dhe S. A. 37 vjeç, resident i Brescia. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy persona të tjetër me kombësi shqiptar, 49- vjeçari me iniciale K.S, banues në Roverchiara, u arrestua pasi u konstatua se posedonte kokainë të cilën e kishte bërë gati për shitje me pakicë dhe 46 vjeçari me iniciale K.E
, i cili në një përpjekje për të shmangur kapjen theu këmbën pasi ra nga një çati. Në bazë të hetimeve të realizuara për një periudhë rreth 4 vjeçare që nga tetori i vitit 2011 u bë i mundur identifikimi i rrjetit kriminal, ku shumica prej pjesëtarëve ishte me kombësi shqiptare dhe trafikonin lëndë narkotike në vendet e Bashkimit Europian.
Arrestimet gjatë periudhës hetimore 
Gjatë periudhës hetimore ndodhën intervenime të ndryshme, që përfunduan me sekuestrimin dhe arrestimin e disa qytetarëve shqiptarë në Itali. Ja arrestimet dhe sekuestrimet e sasive të ndryshme të lëndëve narkotike:
– 12 tetor 2011, u konfiskuan 51 gram kokainë, dhe në pranga përfundoi një person me origjinë shqiptare.
– 11 nëntor 2011, u konfiskuan 600 gram kokainë, nën arrest 5 persona me origjinë shqiptare. 
– 25 nëntor 2011, u sekuestruan 1,025 kg kokainë, nën arrest katër persona me origjinë shqiptare
– 5 shkurt 2012, u sekuestruan 1.060 kg kokainë, dy shtetas shqiptarë të arrestuar
24- prill 2012, u sekuestruan konfiskuar 2387 kg kokainë dhe u arrestuan 5 persona me origjinë shqiptare
18- korrik 2012, u konfiskuan 53 gram kokainë, një person me origjinë shqiptare i arrestuar.
Ndërkohë në periudhën korrikut 2012 – janar 2013, hetimet zbuluan kuadrin strukturor të organizatës kriminale, të kryesuar nga dy shtetas shqiptarë me banim në provincën e Padovës. Në bazë të dëshmive të mbledhura dhe administrimit të provave grupi hetimore arriti të zbulonte zinxhirin e trafikimit të drogës dhe rrugën që ndiqnin trafikantët për ta çuar në destiancionin përfundimtare.
Sipas hetuesve, droga importohej nga Holanda, kalohej me tren nga Franca në Itali dhe më pas shpërndahej në territorin e vendit fqinj, si dhe në Shqipëri e Maqedoni. Faza finale e hetimit, e organizuar nga Drejtoria e Qarkut Anti­Mafia të Venedikut, arriti kulmin me lëshimin nga gjyqtari i 6 urdhrave të arrestimit dhe 17 personave ne kërkim për “komplot ndaj trafikut të drogës.
Sigal