Itali, 3 persona vrasin një 27-vjeçar shqiptar, plagosin një tjetër

451
Quhet Endri Mrishaj, 27 vjeç shqiptari i vrarë një natë më parë në komunën Pioltello në provincën e Milanos. Endri Mishaj është goditur me pistoletë në një lokal në ora 23:30 ndërsa luante me letra me një tjetër shqiptar i moshës 30 vjeç, i cili punonte si barist në këtë lokal. Gjatë ngjarjes ky i fundit mbeti i plagosur në këmbë.

Sipas policisë italiane shqiptari është goditur me armë nga një grup prej tre personash të cilët kishin hyrë në lokal në gjëndje të dehur. Ata po grindeshin me njëri tjetrin duke shkaktuar zhurmë e rrëmujë në lokal.

Endri Mishaj i ka kërkuar disa herë të qetësohen deri në momentin kur njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka goditur në gjoks. Më pas ka qëlluar dhe ndaj klientëve të tjerë duke lënë të plagosur dhe baristin shqiptar 30 vjecarë. Endri Mrishaj ka ndërruar jetë para se të mbërrijë në spital.
Sigal