Ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale, 24-vjeçari kapet në Kakavijë

91
Një i ri që ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale, ka rënë në pranga në Kakavijë. Burime zyrtare bënë me dije se Denis Imeri u ndalua dje në Kakavijë, ndërsa kërkohej për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake luftarake dhe municionit”.
NJOFTIMI I POLICISË
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Në 31.10.2017 , në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në hyrje të Republikës së Shqipërisë u paraqit (DEPORTIV) shtetasi Denis Imeri, 24 vjeç, banues në Memaliaj.

Pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sistemin ‘TIMS’, shtetasi Denis Imeri rezultoi se është person në kërkim, pasi: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës,

me vendimin penal nr.224, datë 28.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 134/2, 283/2 278/1 të Kodit Penal. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.932A, datë 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 76-22, 278/2 të Kodit Penal.