Ishte shpallur në kërkim pasi denoncuar për dhunë, arrestohet 34-vjeçari në Kurbin

354
Sigal

Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin K.G. 34 vjeç, banues në Kurbin. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar në dhjetor të vitit 2018, pasi ishte denoncuar për dhunë si dhe gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur armë dhe municione të fshehura.

Gjithashtu, me 22 Janar 2019, ndaj tij, Gjykata e Shkallës Parë Kurbin ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest në burg” për veprat penale” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” ” Mbajtje pa leje të armëve sportive dhe gjuetisë”  dhe ” Dhunë në familje”