Ishte pro refugjatëve, kryebashkiaku gjerman sulmohet me thikë

566
Një kryebashkiak në perëndim të Gjermanisë i ka mbijetuar një sulmi me thikë, i cili besohet se është kryer për shkak të politikave të tij liberale ndaj emigrantëve.
Andreas Hollstein, kryebashkiak i Altenas, është goditur me thikë në qafë në momentin kur ndodhej në një dyqan.
Qyteti në Nordrajn Vestfalen ka pranuar refugjatë më shumë se kuota që i është përcaktuar.
“Autoritetet e sigurisë besojnë se prapa sulmit ka motive politike”, tha kryeministri i Nordrajn Vestfalen, Armin Laschet.
Kryebashkiaku është në partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel.
Sipas dëshmitarë, sulmuesi -tani në paraburgim – ka kritikuar politikat e kryebashkiakut.
Në një postim në Twitter, Merkel e ka dënuar sulmin.
“Jam e zemëruar nga sulmi me thikë kundër kryebashkiakut Andreas Hollstein, por ndjehem e lehtësuar që ai është në gjendje të kthehet te familja e tij. Faleminderit edhe atyre që e kanë ndihmuar”, ka thënë Merkel.
Sigal