Ishte në kërkim për plagosje, arrestohet shqiptari në Itali

374
Një 24 vjeçar shqiptar në kërkim ndërkombëtar u arrestua ditën e djeshme në Itali. Aldo Tuda prej dy vitesh kishte arritur që ti shmangej policisë shqiptare, ndërsa ishte shpallur fajtor për një plagosje të ndodhur në Durrës. Por ai kishte arritur që ti shmangej arrestimit dhe fshihej në vendin fqinj.
Gjatë një kontrolli të bërë në qytetin e Val Vibrata-s në zonën e Abruco-s, karabinierët ndaluan të riun, i cili qëndronte në një hotel e nuk kishte një banesë fikse. Përpara dy viteve 24 vjeçari u dënua me burgim, pasi plagosi një person në gjendej të rëndë me shkop bejsbolli pas një sherri mes të rinjsh. Ngjarja ndodhi më 15 janar të 2013, në një diskotekë të Durrësit, ku i riu punonte si DJ.
Gjatë operacionit u ndalua dhe nisi procedimi penal ndaj një shqiptari tjetër me inicialet A.D, me të cilin 24 vjeçari ndante dhomën e hotelit. Për 30 vjeçarin shteti italian kishte kërkuar largimin nga territori, ndërkohë që më 24 tetorin e shkuar ai u ndalua nga karabinierët në Teramo, ndërsa shiste kokainë në ambientet e një lokali publik në qytetin e Sant’Egidio-s
Sigal