Ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari

451
Është kryer sot ekstradimi nga aeroporti i Rinasit, Tiranë, drejt Italisë, i shtetasit Armando Gorezi, 40 vjeç, banues në Berat.
40-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 9 shkurt të këtij viti pasi Gjykata e Torinos, ka lëshuar urdhër arrestin për veprën penale të “Vrasjes” parashikuar nga Nenet 575 e 577, të Kodit Penal Italian.
Sipas policisë italiane, Gorezi më 6 gusht të vitit 2011 në një shesh publik të qytetit të Torinos ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar Indrit Kuci. Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me strukturat e tjera te Policisë se Shtetit, u bë i mundur arrestimi i tij në vendin tonë më 14 shkurt, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Sigal