Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

441
Një 35-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, është arrestuar nga uniformat blu në Vlorë. Floren Metushaj, banues në lagjen “29-Nëntori” Vlorë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi shteti Italian, konkretisht Interpoli Roma, më datë 09.07.2012, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe e ka shpallur në kërkim Ndërkombëtarë më datë 25.09.2015.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, Shërbimet e Policisë, duke kontrolluar automjetet dhe drejtuesit e tyre, nëpërmjet pikave të kontrollit, të vendosura në akset kryesore dhe në brendësi të qytetit, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, në qendër të qytetit, pranë Xhamisë, pasi po udhëtonte me automjetin e tij tip “KIA” me targë: AA354MC. Shërbimet e Policisë, kanë bërë të mundur shoqërimin në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, disa automjete të cilat kishin vendosur xhama të zinj.
Sigal