Ishte në kërkim ndërkombëta, arrestohet 40-vjeçari me dy emra në Bulqizë

630
Polica e Dibrës ka arrestuar një 40-vjecar në Bulqizë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale në Itali. Ai ishte dënuar me 9 vite burg dhe zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, gjatë ditës së sotme në fshatin Gjoricë, Bulqizë, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Ylber (Dylber), Kaja (Markja), 40 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata Avellino/Itali, ka lëshuar urdhëron e arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale’, ‘Vjedhje me armë”, “Kryerje e marrdhënieve seksuale me dhunë”.
Sigal