Ishte në ‘arrest shtëpie’ ndalohet i armatosur nga policia, emri

553
Eshte arrestuar në kryeqytet një 42 vjeçar i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Ndalimi i tij është bërë në flagrancë nga policia pasi gjatë kontrollit përsonal ju gjet një armë pistoletë TT që e mbante me vehte. Ndërsa në shtëpi i është gjetur edhe një armë tip Kallashnikov që e mbante pa leje. Në momentin e arrestimit të tij ai ishte në masen e sigursë ‘arrest shtëpie.
Në njftimin e policisë thuhte se është finalizuar operacioni policor “Përsëritësi” ku janë sekuestrohen dy armë zjarri, fishekë, dy maska, kapsolla detonatore dhe aparate celularë.
Sipas njoftimit të uniformave Blu, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Përsëritësi”, ku është bërë i mundur arrestimi në flagrancë, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, i shtetasit: • Eduart (Edison) Dushku, 42 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale: “Vrasja me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Kapja në flagrancë e këtij shtetasi u bë në rrugën e Elbasanit, ku gjatë kontrollit personal i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: • Një armë zjarri pistoletë e tipit “TT” model 54 me kalibër 7.62 mm, me një krehër me 8 fishekë. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: • Një armë zjarri automatike “Kallashnikov” 7.62 , • Njëmbëdhjetë fishekë pistolete model “Makarov”, • Tetë kapsolla detonatore, • Dy maska, • Aparat celular i tipit “IPhone 7” me kartë SIM. • Aparat celular i tipit “Samsung S7” me kartë SIM. • Aparat celular i tipit “IPhone 8” me kartë SIM. Gjithashtu për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 1995, datë 08.09.2017, kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg”, për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, duke e zëvendësuar me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Shtetasi në momentin e arrestimit ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie”. Nga ana e jonë u kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Eduart Dushku, do t’i kalojnë Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” të parashikuara nga nenet 278 dhe 323 e Kodit Penal. Eduart Dushku, rezulton me precedentë penale për veprat penale: “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje” ,”Kallëzim të rremë”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Sigal