Ishte kthyer në makthin e banorëve, arrestohet “skifteri” minoren në Durrës

612
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar ‘Minoreni 2’, ndërsa ka vënë në pranga një 16-vjecar me inicialet J.P. Sipas policisë, i mituri dyshohet se është autor i 12 grabitjeve të dokumentura, kryesish në banesa dhe dyqane. I mituri është arrestuar pas një pune hetimore për rreth 2 muaj nga policia.

Njoftimi i policisë: 
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë 12 vjedhje. Ndalohet një shtetas. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, pas një pune hetimore për rreth 2 muaj kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Minoreni -2”. Është ndaluar shtetasi: • J.P. 16 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, është bërë dokumentimi i plotë ligjor, me prova shkencore , pas një hetimi dy mujor, i veprimtarisë kriminale të dyshuar e kryer nga shtetasi I mësipërm, për ngjarjet si më poshtë vijojnë:

1.Më datë 14.05.2017, në Shijak, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases E.B. ku ka marrë sende të ndryshme dhe vlera monetare.
2. Më datë 12.06.2017, në lagjen Nr.13, Plazh dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.K. ku ka marrë bizhuteri dhe vlera monetare.
3. Më datë 24.06.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje kioskën e shtetases D.K. ku ka marrë pije të ndryshme.
4. Më datë 10.07.2017, në lagjen Nr.13, Plazh dyshohet se ka hyrë nga dritarja e lokalit në pronësi të shtetasit B.K. ku ka marrë vlera monetare.
5. Më datë 15.07.2017, në fshatin Sukth I Ri, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.S. ku ka marrë një aparat telefoni celular dhe vlera monetare.
6. Më datë 29.07.2017, në lagjen Nr.15, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh.S. ku ka marrë disa paketa cigare.
7. Më datë 31.07.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit I.E. ku ka marrë vlera monetare.
8. Më datë 07.08.2017, në lagjen Nr.14, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.K. ku ka marrë dy ora dore dhe vlera monetare.
9. Më datë 10.08.2017, në Arapaj, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases V.B. ku ka marrë vlera monetare.
10. Më datë 13.08.2017, në Shijak dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.K. ku ka marrë bizhuteri dhe vlera monetare.
11. Më datë 16.08.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.D. ku ka marrë bizhuteri dhe vlera monetare.
12. Më datë 23.08.2017, në Arapaj, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Xh.M. ku ka marrë një TV. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”e kryer më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.
Sigal