Ishte i dënuar me 5 vite për mashtrim, ekstradohet nga Roma Kelmend Bufazi

390
Sigal

Një 41-vjeçar nga Lushnja është ekstraduar ditën e sotme nga Roma drejt vendit tonë. Kelmend Bufazi rezulton i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Elbasanit, sipas vendim nr.528 të datës 24.11.2010, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datën 13.10.2007 shtetasi R. D. me banim në Dragot/Elbasan, ka qenë në shtëpinë e tij, dhe Kelmend Bufazi pasi kishte mësuar se ai do të shiste një tufë delesh (139 krerë me një vlerë prej 8.300 lekë/krerë), ka përgatitur një deklaratë me dorë në praninë e dy personave të tjerë, dhe kanë rënë dakord për blerjen e tyre. I pandehuri i ka dhënë fillimisht shumën prej 200.000 Lekë nga totali prej 1.150.000 lekë, dhe i ka premtuar se pjesën tjetër do ia jepte brenda datës 01.05.2008. Duke qenë se pjesa e detyrimit nuk është shlyer asnjëherë nga BUFAZI, personi i dëmtuar ka depozituar kallëzim penal në ngarkim të tij.
Gjithashtu në vitin 2008 po në fshatin Dragot Tepelenë shtetasi BUFAZI i ka marrë shtetasit V.P 100 krerë dele, duke i dhënë vetëm një pjesë të parave dhe duke mos shlyer detyrimin e plotë.
Po kështu ka vepruar edhe me shtetasin F.A. të cilit i ka marrë 41 krerë qengja dhe duke mos i shlyer asnjë pagese.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.