Ishte fshehur mes lëndës drusore, policia sekuestron 69 kg kanabis

425
Policia Kufitare dhe Sektori për Narkotikët në Policinë e Durrësit kanë gjetur dhe sekuestruar sot në Port një sasi prej 69 kilogram cannabis sativa, falë kontrollit që i është bërë mjetit tip kamion me të cilin ka qenë duke e transportuar Klajdi Toçi.
Lënda narkotike është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në mjetin kamion me targa AA 494 KN, ku në brendësi të ngarkesës me lëndë djegëse drusore (PELET) i’u gjetën 64 pako lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. 
Sigal