Ishte duke peshkuar, mbytet në lumin Valbona 12-vjeçari

88

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Tropojë. Një i mitur 12-vjeçar me iniciale J.D është mbytur pasi ka rënë aksidentalisht në lumë.

Ai është mbytur ditën e djeshme teksa trupi I tij është gjetur në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur ‘Ura e Dragobisë. Mësohet se 12-vjeçari po peshkonte 200 metra larg banesës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.05.2019, pasdite, kanë njoftuar familjarët se fëmija i tyre i mitur J.D., vjeç 12, banues në fshatin Dragobi, ka shkuar për të peshkuar rreth 200 m larg banesës së tyre, në lumin Valbona, dhe nuk është kthyer më.

Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për hetime të mëtejshme, për ngjarjen aksidentale.