Ishte dënuar në Itali për trafik droge, kapet 47-vjeçari nga Vora në kërkim ndërkombëtar

108
Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar nga Vora pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin Idajet Spahiu, 47 vjeç, banues në Vorë (Tiranë).
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore të Sassari/ Itali me Vendimin Nr.SIEP 35/2016 të datës 14.06.2017 e kanë dënuar me 4 vite e 7 muaj e 14 ditë burgim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 & 112 të Kodit Penal Italian dhe neni 73/1, Dekreti 309/1990.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.