Ishin kthyer në tmerr për banorët e Shkodrës, pranga 4 grabitësve

498
Një grup kriminal prej 4 personash janë arrestuar nga policia vendore e Shkodrës. Pas një operacioni të mirëorganizuar nga efektivët e Shkodrës është goditur ky grup grabitësish që grabisnin banesa.
Nga 4 prej të arrestuarve një prej tyre ka qenë i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 7 vite burg në mungesë. Grupi prej 4 personash ka pranuar grabitjen e 12 banesave në Shkodër, grabitje këto të dokumentuara.
Arrestimi i tyre është bërë rreth orës 20:00 të së hënës në afërsi të spitalit rajonal të Shkodrës. Ky grup ishte bërë tmerri i Shkodrës ndërsa policia kishte kohë që i gjurmonte duke arritur arrestimin e tyre.
Sigal