Ish ministri Ksera në gjykatë, pritet vlerësimi i masës së sigurisë

42
Ish ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera në orën 13:00 u paraqit para gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë pas akuzave të prokurorisë për vjedhje duke shpërdoruar detyrën e kryer përmes procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore në vitin 2013.
Ilir Çeliku do të jetë gjyqtari i cili do të vlerësojë nëse është i ligjshëm arrestimi i tij dhe çfarë masa sigurie do të hetohet. Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”
Ksera mbrohet nga avokati Genc Gjokutaj
Në gjykatë për vlerësim mase të sigurisë sot dalin dhe ish zyrtarët Artevis Mene, ish punonjës në Ministrinë e PÇSHB, Elda Kozaj, ish punonjëse në Ministrinë e PÇSHB dhe Pranvera Lile, ekonomiste në Shoqërinë “Shpresa” sh.p.k. Dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Akuzat mbi Kseren
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e të cilit thuhej se ish ministri Ksera në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si dhe zyrtar të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit.
Sipas organit të akuzës kjo shumë financiare, është akorduar dhe janë bërë pagesat për aktivitet të cilat nuk janë zhvilluar si programet për minoritetin, kundër disktimimit të romëve, sfidat për barazi gjnore si dhe projekte për moshën e tretë.
Avokati i ish ministrit Ksera, Genc Gjokutaj mohon që klienti i tij të ketë lidhje me procedurat për zhvillimin e aktiviteve dhe të programeve sociale, dhe se shkresat janë procedurë e stafit teknik. Gjokutaj tha se klineti e tij nuk është marrë marrë asnjëherë në pyetje që nga kallëzimi i KLSH.