Ish-drejtori i mjedisit var veten në qelinë e burgut në Hungari

629
Ish-drejtori i mjedisit në Korçë Aleksandër Cela ka varur veten në burg.
Ai ishte kapur me refugjatë klandestinë dhe ndodhej në një nga burgjet e Hungarisë. Burime konfidenciale thonë se Cela kishte dy javë që ishte në burg në shtetin hungarez.
Po të njëjtat burime thonë se nuk përjashtohet mundësia që ish-drejtorin e mjedisit ta kenë vrarë brenda në burg. Pritet që trupi të sillet në shtetin shqiptar për të kryer ceremoninë mortore.


Sigal