“Ish-burri i motrës martohet sërish”, por kunata nuk i ndahet gruas së re. Ja çfarë i bën mjekes

546
Ia kishte kthyer jetën në ferr nëpërmjet kërcënimeve në rrugë, kanosjes nëpërmjet telefonit, e kërcënimeve, por tashmë është vënë nën hetim nga policia. Kështu ka ndodhur me një 48-vjeçare nga qyteti i Beratit, e cila prej më shumë se një muaji kanoste një 35-vjeçare po nga ky qytet, mjeke në Repartin e Urgjencës të Spitalit Rajonal të Beratit.
Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se, kanë nisur hetime në gjendje të lirë për 48-vjeçaren Adriana Koci, banuese në lagjen “Donika Kastrioti”.
48-vjeçarja mësohet se është marrë në pyetje dje nga policia pas një denoncimi të mbërritur ndaj saj nga mjekja e kërcënuar, dhe ndaj saj nisi menjëherë procedimi për veprën penale të “Kanosjes”.
Ka qenë vetë shtetasja Brunilda Bërxurri, 35 vjeç, mjeke Patologe në spitalin e qytetit, e cila ka denoncuar në polici 48-vjeçaren për kanosje.
Sipas denoncimit të bërë, 48-vjeçarja kërcënonte mjeken sa herë që ndeshej me të në rrugë dhe ditët e fundit e kanoste edhe nëpërmjet telefonit. Shkak për këtë ngjarje është bërë divorci i motrës së 48-vjeçares pak kohë më parë. Për këtë divorc gruaja akuzonte mjeken si shkaktare, pasi ajo u martua më pas me ish-kunatin e saj.
Martesa e mjekes me ish-burrin e motrës duket se nuk është pranuar nga ana e 48-vjeçares,e cila e ka ndjekur prej disa kohësh 35-vjeçaren dhe e ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike dhe mesazheve.
Kjo ka bërë që mjekja të kërkojë më pas ndihmën e policisë duke depozituar telefonin e saj dhe nga verifikimi i tabulatave telefonike është bërë edhe identifikimi i gruas kërcënuese, e cila tashmë do të përballet me akuzën e “Kanosjes”.
Sigal