Investigimi i ‘La Stampa’: 120 mijë skllave seksi në duart e mafias shqiptare

527
Sigal

Jo vetëm trafikun e drogës. Mafia shqiptare kontrollon biznesin e trafikut të prostitucionit në Itali.

Kështu shkruan gazeta e njohur “La Stampa”, gazetarët e së cilës kanë bërë një investigim.

Në një material të publikuar sot me titullin “Duart e Mafias shqiptare në rrugë. Janë 120 mijë skllave seksi”.

E përditshmja italiane informon se biznesi i përfitimit nga shfrytëzimi i prostitucionit në Itali ka kapur vlerën e 4 miliardë euro në vit, me një rritje prej 28% gjatë 10 vjeçarit të fundit.

Në rrugët italiane përllogariten të jenë rreth 120 mijë vajza e gra, të huaja e italiane që shfrytëzohen nga padronët e tyre duke punuar si prostituta, e ofruar shërbim seksi rreth 3.5 milionë klientëve, frekuentues të përhershëm o të rastësishëm të tyre.

“La Stampa” zbardh mekanizmin e rekrutimin të vajzave që shfrytëzohen për të punuar si prostituta nga grupe kriminale gjithmonë e më të dhunshme në territorin italian siç janë mafia shqiptare e ajo nigeriane.

“Mafia shqiptare ka një shtrirje kapilare të kontrollit të biznesit të prostitucionit në të gjithë Italinë. Kontrolli i  tyre është sa vjen e më i fortë e komplet”, shkruan e përditshmja italiane.

“Është një organizim kriminal çdo vit e më i pashpirtë e efikas.”

Padronët e seksit e përditshmja italiane i quan “lover boy” që shtiren të dashuruar, emigrantë në Itali e që fejohen në vendin e tyre të origjinës me vajzën e radhës. Pas mbërritjes në Itali e hedh të dashurin e tij në rrugë e bëhet padroni i saj duke e shfrytëzuar si skllave seksi.

Fillimisht këto grupe kriminale mjaftoheshin me një, dy o tre vajza, ndërsa tani janë specializuar me teknikat e manipulimet duke administruar dhjetëra vajza njëherësh që i garantuan një fitim gjithnjë e më rritje.

Statistikat e skllaveve të seksit në Itali janë preokupuese, por janë vetëm veç shifra për  autoritetet, shkruan La Stampa.

Kush i shfrytëzon rrezikon një dënim deri në 2 vite burg por që në gjykim të shkurtuar shkon në  16 muaj.

“Të burgosurat e “djemve te dashuruar”  janë  në sytë e kujtdo që ecën në rrugët ku praktikohet prostitucioni. E megjithatë janë të padukshme. ”

Media italiane thekson se ato duhen quajtur viktima të trafikut të qenieve njerëzore e dënimi i padronëve të tyre duhet të jetë me i rëndë  nga 6 deri në 12 vite burg.”

La Stampa shkruan se klanet mafioze shqiptare kontrollojnë viktimat e prostitucionit kryesisht nga vendet e Evropës Lindore si Bullgaria, Shqipëria, Ukraina  etj.

Prostitutat shqiptare përbëjnë 1.67 % të tyre e renditen pas atyre me kombësi nigeriane e rumune. Por në kurthin e “lover boys” bien dhe vajza italiane.

60 % e prostitutave ne Itali janë të huaja, 37% e prostitutave janë minorene. 60 % shfrytëzohen në rrugë, 20 % online e 40 % në qendra estetike, në apartamente e lokale të natës.

Çmimi i një prostitute në Itali shkon nga 500 euro për eskortat ekstraluksoze në 30 euro për ato në rrugë.

Në çdo 10 prostituta, 9 prej tyre janë viktima të shfrytëzuar nga mafia e prostitucionit.

Image

https://www.lastampa.it/topnews/primo-piano/2019/10/07/news/le-mani-della-mafia-albanese-sulle-strade-sono-120-mila-le-schiave-del-sesso-in-italia-1.37707871