Interpol Tirana ekstradon nga Italia të dënuarin për trafik droge

514
Interpol Tirana esktradon në Shqipëri 33-vjecarin Desart Jani, lindur në Berat. Ekstradimi i tij është bërë nga Italia. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e vendimit nr.111, datë 17 prill 2013 të Gjykatës së Rrethit Berat, ku shtetasi i lartpërmendur është dënuar me 4 vjet dhe 6 muaj në burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike“, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën/Itali, u bë i mundur kapja e tij në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë.
Sigal