Sigal

Zbardhen disa detaje për aksidentin e një 62-vjeçar, punëtor në Uzinën e Kurumit, sot  në Elbasan. Mësohet se ai ka rënë nga lartësia e një vinçi dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e Elbasanit sqaron se punëtori Naim Derstila ka prerë njërën këmbë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës.

I aksidentuar 62-vjeçar është dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.