Incident i rëndë në Dropull, qëllohet me armë zjarri drejt makinës së policisë

456
Sigal

Incident i rëndë në fshatin Bularat në Dropull pak minuta para festës greke në përkujtim të ushtareve grekë të rënë në luftën Italo-Greke.

Konstantinos Kacifas 35 vjeç banor i fshatit Bularat ka qëlluar me automatik në ajër dhe më pas në drejtim të një makine të Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në mes të fshatit Bularat dhe 35 vjeçari ka qëlluar në distance me armë automatike dhe ka ikur në drejtim te paditur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është vëne në kërkim te 35 vjeçarit i cili mendohet se ka qenë i pirë. Ne fshat Kacifas njihet si person me probleme mendore. Policia ka vene ne perdorim dronë per te zbuluar 35 vjecarin.