Implikimi i Tahirit në përgjimet e trafikantëve, aktivisti i njohur ironi me targën e “Audi”-t

652
Pas përgjimeve të dy trafikantëve shqiptarë të arrestuar pak ditë më parë në Itali, të cilët përmendin për pazaret e drogës edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të shumta kanë qenë reagimet.

Kështu në linjën e akuzave ndaj qeverisë, aktivisti i shoqërisë civile Zirkon Disha ka gjetur një mënyrë krejt ndryshe për të reaguar, ku përmes ironisë ka kujtuar targën ‘AA 003 GB’ të ‘Audit’, të ish-ministrit, (ku del edhe në përgjimet e trafikantëve) që është përdorur nga Moisi Habilaj, kushëriri i 10-të i Tahirit, që u arrestua në trafik të më shumë se 3.5 ton kanabis nga Shqipëria në Itali.

Disha ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut disa foto teksa shihet para Kryeministrisë me një ‘targë’ që mban numrat e Audit në fjalë. Përveç këtyre fotove ai ka postuar edhe një mesazh, ku shkruan se: “Korrieri 

Shperndajme pako, brenda dhe jashtë vendit …

Shërbim i shprejtë dhe i sigurtë!”.

Në përgjimet e publikuara dje nga mediat italiane, duke u bazuar tek dosja hetimore me 416 faqe e prokurorisë italiane flitet edhe për ‘Audin’ që përdorej nga trafikantët, por që ishte ende në pronësi të ish-ministrit.
PJESE NGA PERGJIMI
Emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri përmendet edhe në faqen 205 të saj, teksa trafikantët e drogës Moisi Habilaj e Sabaudin Çelaj ndërrojnë makinën tip ‘Fiat Panda’ me të cilën lëviznin në Itali, për të marrë ‘Audin A8’ (të Tahirit) me të cilin do udhëtonin në Shqipëri.
Mesohet se përgjimi i zbardhur i përket datës 04-03-2014 ku tregohet se si:
“Habilaj dhe Çelaj kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, por jo pa kaluar në tregun Vittoria ku i kanë dorëzuar makinën tip Fiat Panda me targë EM734WR shtetasit me emër Angelo Busaca dhe kanë tërhequr makinën tip Audi A8 me targa AA003GB (automjeti i Sajmir Tahirit) me të cilën kanë mbërritur në datën 24-02-2014 në Sicili dhe ku kanë takuar bashkëkombasin e tyre kamionistin Melo të cilit i kanë dorëzuar paratë që ata do të dorëzonin për llogari të tyre në Shqipëri. Nisja e Sabit dhe Moisi Habilajt u komunikua nga Maridian Sulaj dhe Florian Habilaj me disa mesazhe”,- thuhet në dosje.


Sigal