IKMT kallzim në Prokurori për kryetaren e Bashkisë së Sarandës dhe 2 zyrtarë të tjerë

475
Sigal

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë kallzim në Prokurori për kryetaren e bashkisë së Sarandës, Floriana Koka.

Gjithashtu është bërë kallzuar edhe ish-kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Edmond Gjoka dhe ish-shefit të urbanistikës Panajot Gunari.

Sipas IKMT, Koka, Gjoka dhe Gunari akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Shperdorimit te detyres” dhe “Falsifikimit te dokumenteve”

“Zyrtarët janë pergjëgjes për miratimin në kundërshtim me ligjin, të lejes se ndërtimit në favor te firmës “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin “Kompleks multifunksional” në zonen bregdetare, pranë kanalit te Cukës.