Identifikohet shqiptari i masakruar që u gjet pa kokë në Igumenicë

485
Sigal

Identifikohet shqiptari i cili u gjet pa kokë mëngjesin e sotëm në Igumenicë. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Bledar Tërpollari, i cili është gjetur këtë të hënë i vrarë dhe me kokën e prerë e cila ende nuk dihet se ku është hedhur. Trupi i shqiptarit u gjet në stallën e bagëtive të një fermeri në Glika, i cili lajmëroi dhe Policinë. Mediat greke kanë publikuar edhe fotot nga vendi ku u gjet shqiptari pa kokë, pranë stanit ku punonte.