Identifikohet kufoma e gjetur në rrugën ‘Lord Bajron’ nga e motra. Ja emri

488
Policia e Tiranës e ka identifikuar kufomën e gjetur në rrugën “Lord Bajron” në Tiranë, mëngjesin e djeshëm. I vdekuri quhet Naim Puca, 60 vjeç dhe identifikimin e ka bërë e motra e tij.

Policia njoftoi:
“Në lidhje me kufomën e gjetur më datë 7.08.2017, në një shkurre në rrugën “Lord Bajron”, ju bëjmë me dije se sot, më datë 8.08.2017, në ambientet e Policisë është paraqitur shtetasja A.P., 58 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila pas kqyrjes së kufomës, ka deklaruar se kufoma e gjetur i përket vëllait të saj, shtetasit Naim Puca, 60 vjeç, për të cilin kjo shtetase ka bërë kallëzim për “Largim nga banesa”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim.” 
Sigal