Identifikohet gruaja e mbytur në Durrës, është nga Korça

393
Sigal

Një grua është gjetur e mbytur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ndërsa policia kërkoi ndihmë për identifikimin e saj.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur gjatë ditës së sotme se e kanë identifikuar gruan e mbytur.

Trupi i pajetë u gjet rreth orës 22:30, në lagjen numër 1, dhe mësohet se ajo është identifikuar si 62-vjeçarja me inicialet S. Z., banuese në Korçë.

Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes rezultoi se kufoma nuk ka shenja dhune.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për vlerësim