Identifikohet burri i mbytur në Himarë: Ishte roja i lokaleve, 60 vjeç, nga Berati

645
Identifikohet i mbyturi që u gjet mëngjesi e sotëm në Himarë: Ai quhet Islam Bega, është 60-vjeç dhe jeton në Berat. Bega punonte roje i lokaleve në Bunec dhe nuk dihet si është mbytur, në ç’rrethana.. 

Policia e Vlorës dha këtë informacion paraprak:
Më datë 31.08.2017 rreth orës 09:50, Salla Operative e Sarandës është njoftuar se në vendin e quajtur ”Bunec”, Himarë është gjendur një shtetas i mbytur.
Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar të mbytur shtetasin I.B., 60 vjeç, banues në Berat. 
Shtetasi I.B., i cili punonte si roje tek lokalet në Bunecë është konstatuar nga policia i pajetë brënda në det.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.
Sigal