I zhvati 60 mln lekë durrsakut, 27-vjeçarja ‘detyron’ policinë ta çojë për analiza: Më lini se…

449
Një mashtrim që zgjaste prej 3 vjetësh është zbuluar më në fund nga 30-vjeçari Barush Ahmetaj, banor i Manzës, i cili është zhgënjyer nga dashuria e tij virtuale me një 27-vjeçare. Enertila Beqja është arrestuar nga Policia e Durrësit me akuzën për mashtrim.
Plot 60 mln lekë të dokumentuara nga i riu se ia ka zhvatur duke i premtuar dashuri, ndërsa ai i ka blerë veshje të shtrenjta, orë, varëse floriri, plaçka shtëpie dhe madje edhe drutë e zjarrit, me paratë që i dërgonin vëllezërit nga jashtë shtetit. Por e reja Beqja sërish ka tentuar të mashtrojë policinë e Durrësit për t’i shpëtuar arrestimit.
Mesohet se në momentin që policia ka shkuar për të prangosur 27-vjeçaren, ajo iu ka thënë se është shtatzënë, duke iu kërkuar të mos e arrestonin.
“Jam shtatzënë mos më arrestoni, se jam e fejuar”, ka thënë vajza. E pyetur nga efektivët e policisë kush ishte i fejuari i saj, 27-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Nisur nga deklaratat e saj, policia e ka çuar për një vizitë tek mjeku specialist dhe i janë bërë analizat, por ka rezultuar se nuk ka qenë shtatzënë
Sigal