I zbulohen fishekë dhe kanabis në banesë, arrestohet 23-vjeçari

410
Një 23-vjeçar përfundoi në pranga, pasi iu zbuluan në banesë municione dhe lëndë narkotike. Specialistët kundër Narkotikëve në Elbasan finalizuan operacionin e koduar “Mollasi”, pasi kishin marrë informacion në rrugë operative. Në pranga përfundoi shtetasi Emiliano Cili, 23 vjeç, banues në fshatin Mollas, në Cërrik. Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
-1 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kanabis sativa
-25 copë fishekë armë zjarri, model 54, kalibër 7.62 mm
Sigal