I vuri flakën 4 ha kullote të fshatit Dukat i Ri, në pranga Kutali

504
VLORË – Një 41-vjeçar u arrestua nga policia e Vlorës pasi i vuri flakën 4 hektari kullote në fshatin Dukat i Ri duke dëmtuar edhe 50 rrënjë ullinj të vjetër e duke rrezikuar dy banesa që ndodheshin pranë kullotës. Blutë e qytetit bregdetar arrestuan Kristo Kutelajn banues në Dukat të ri, ndërsa nisi procedimi penal për xhaxhain e tij me inicialet F.K dhe djalin e Kristo N.K pasi akuzohen se e kanë ndihmuar 41-vjeçarin në djegien e kullotës.
Sipas policisë, zjarri është vënë qëllimisht në orën 22:30 të 1 shtatorit në vendin e quajtur Fenge. 
Zjarri ka rrezikuar dy banesa që ndodheshin afër kullotës, por me ndërhyrjen e shërbimeve të Policisë dhe të ndihmesës që ka dhënë zjarrfikësja nuk pati demtime te tjera. 
Sigal