I vodhi 8300 euro pushuesve në Sarandë, Apeli lë në burg ukrainasin

545
Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka rikonfirmuar masën ‘arrest në burg’ për ukrainasin Koval Oleksandrovych, 43 vjeç, i cili akuzohet se u ka vjedhur pushuesve në Sarandë rreth 8300 euro pak javë më parë.
Më herët Gjykata e Sarandës vendosi garanci pasurore 8000 euro si masë sigurie për shtetasin ukrainas Oleg Koval, me profesion inxhinier. Ai u ndalua nga policia, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Strukturat e Policisë së Hetimit të Krimeve në Sarandë nëpërmjet metodave speciale të hetimit, për kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen në kohë dhe ndalimin, në Aeroportin e Rinasit ku ka qënë duke u larguar nga Shqipëria shtetasin, Koval Olek 43 vjeç, banues në Ukrainë.

Ndalimi i tij është bërë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.08.2017, në një hotel në Lagjen Nr.1, ku i ka vjedhur shtetasit I.P, 40 vjeç, banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro.

Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan ne cilesin e proves materiale.
Sigal