I vodhën televizorin plazma një lokali në Sarandë, pranga një 25-vjeçari, tjetri në kërkim

508
Një 25-vjeçar nga Sarandë është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi akuzohet për vjedhje. Sipas policisë së Sarandës, Elton Doko, në bashkëpunim me shtetasin E.A, 29 vjeç, i cili është shpallur në kërkim, kanë vjedhur një televizor Plazma me vlerë 80.000 lekë, në lokalin e shtetasit G.T.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen “Nr.4” të qytetit bregdetar.
Sakaq, policia ka arrestuar në flagrancë 25-vjeçarin Doko, dhe po punon për kapjen e personit të shpallur në kërkim.
Ndërsa materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Vjedhja”.
Sigal