I vihet zjarri një mjeti në Durrës, emri i pronarit

483
Sigal

Është djegur gjatë natës një automjet në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen 18 të qytetit bregdetar.

Mjeti tip benz me targa të huaja “H 2645 R” rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Lulëzim Zeqaj. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimtë.

Nuk dihet ende motivi i ngjarjes, ndërsa policia po merr në pyetje pronarin e mjetit, lidhur me ndonjë konflikt të mundshëm.